FABI eshte sindikata e juaj
FABI: Nje histori e gjate prej mese 60 vitesh.
FABI u krijua si sindikata e pare e punonjesve bankar ne vitin 1948, qysh ne kohet e hershme kur mbledhjet zhvilloheshin naten ne bodrume dhe kush i drejtohej sindikatave rrezikonte pushimin nga puna.
Ne ato vite FABI merrte ne mbrojtje te nje organizate te vetme, duke koordinuar perpjekjet e nje numri te madh te sindikatave te vogla por me shume kurajo, te ndermarrjeve.Gjate gjithe ketyre viteve FABI eshte rritur vazhdimisht duke u kthyer ne nje pike referimi per pjesen me te madhe te punonjesve te sektorit te kreditimit.
FABI: sindikata me e rendesishme e sektorit bankar.
Nje e treta e te gjithe bankiereve jane anetaresuar ne FABI, nje e treta jane anetaresuar ne siglat e tjera sindikaliste ndersa nje e treta e mbetur nuk jane anetaresuar ne asnje sindikate. Ne Itali FABI eshte absolutisht sindikata e katert, rezultat ky i denje per tu theksuar, duke marre parasysh qe behet fjale vetem per bankiere.
FABI: nje sindikate autonome
FABI, Federata Autonome e Bankiereve Italian, gezon pavaresine nga kushtezimet e organeve fuqiplota. Qe nga Perfaqesuesit e Sindikatave te Nderrmarrjeve deri tek kreret me te larte te Organizates, ajo cfare eshte e rendesishme nuk eshte orientimi politik, fetar, gjinor. Gjithcka rrotullohet ekskluzivisht rreth punonjesve dhe ne mbrojtje te interesave dhe te drejtave te tyre.
FABI: e orientuar ndaj sektorit bankar.
Ne organizata te tjera sindikaliste aktiviteti duhet te jete konform orientimit politik.
Ne FABI, ne te kundert politikat percaktohen nga perfaqesimet sindikaliste te ndermarrjeve dhe me pas te aprovuara nga Sekretaria Kombetare qe zhvillon nje funksion bashkimi dhe koordinimi qe sintetizon aktivitetin sindikalist te zhvilluar nga te gjitha strukturat lokale. FABI shfrytezon te gjitha burimet, njerzore dhe financiare ekskluzivisht ne sektorin bankar, por pa lene menjane dhe problematikat sociale dhe ato te botes se punes ne pergjithesi.
FABI: e besueshme, me njohje dhe mjetet e duhura.
Ne FABI bashkpunojne punonjes te sektorit bankar, te afte dhe te vleresuar qe besojne akoma ne lirine, miqesine dhe respektin ndaj te tjereve. ka perfunduar tashme koha e sindikalistit "te forte dhe te vertete" qe mbante ne xhep gazeten e partise. Perfaqesuesit e FABI-t jane njerez normal qe kane zgjedhur ta perkushtojne jeten ne sherbim te kolegeve, pa qellime te dyta.
Burra dhe gra qe kane guximin te konfrontohen me nderrmarrjen me seriozitet dhe vendosmeri, dhe qe besojne me te vertete, ne rendesine e komunikimit dhe gjthperfshirjes se punonjesve.